Arrestohet një i dyshuar në Pejë për gjuajtje me armë zjarri

Një 46-vjeçar është arrestuar në Pejë për përdorim të armës së zjarrit, ku gjatë kontrollit policor janë gjetur fishekë dhe gëzhoja të kalibrit 7.62x39mm dhe është sekuestruar një AK-47

Foto ilustruese

Një 46-vjeçar është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë,  Stacionin Policor në Pejë, me datë 07.07.2024,   është njoftuar  se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë  gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja  të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar”.

Pas një pune intensive të hetuesve, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari me inicialet H. H., i lindur më 1978.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika