Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për falsifikim parash, kapet me 3 mijë euro të rreme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash në Prishtinë, vetëm pak minuta pasi ai tentoi të kryente një pagesë me kartëmonedha të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u ndalua teksa udhëtonte si pasagjer në një taksi, ku dyshohet se tentoi të fshehë rreth 3000 euro të falsifikuara, kryesisht […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash në Prishtinë, vetëm pak minuta pasi ai tentoi të kryente një pagesë me kartëmonedha të falsifikuara.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u ndalua teksa udhëtonte si pasagjer në një taksi, ku dyshohet se tentoi të fshehë rreth 3000 euro të falsifikuara, kryesisht kartëmonedha prej 200 eurosh.
Gjatë kontrollit, paratë u gjetën dhe u sekuestruan nga njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit.
Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.















