Një i dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar të mërkurën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuar M.P., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar), është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gramë, lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë.

Po ashtu, atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gramë lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë.

Ndërsa, si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.