Arrestohet një i dyshuar në Prizren, në shtëpinë e tij u gjet e mitura që ishte raportuar e zhdukur

Në shtëpinë e tij është gjetur një e mitur që ishte raportuar e zhdukur. Për këtë arsye është arrestuar një i dyshuar në Prizren

Foto ilustrim

Në Prizren është arrestuar një i dyshuar që në shtëpinë e tij është gjetur një e mitur që ishte raportuar e zhdukur më 5 dhjetor të këtij viti.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se pas intervistimit, viktima është kthyer te prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONAT NËN MOSHËN 16 VJEÇ – Prizren, 07.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare, e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer te prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika