Një person shtetas i Kosovës, është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunim ndaj një të miture.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 15 qershor rreth orës 15:00, pas së cilës njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë ndaluar të dyshuarin.

Viktima e mitur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e saj nuk është bërë e ditur.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit as inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.