Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje në Kamenicë

Në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje në Koretin të Kamenicës.

Gjatë hetimit të rastit dhe mbledhjes së provave nga ana e hetuesve policorë të njësitit të hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë rreth këtij rasti, tek i dyshuari me inicialet R.A. janë gjetur dhe konfiskuar:

-Një pushkë automatike e llojit AK 47;

-Dy karikatorë të pushkë automatike;

-Njëqind e pesëdhjetë e tre fishekë të kalibrit 7.62×39 mm;

-Një pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62;

-Dy karikatorë të pistoletës;

-Tridhjet e një fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit nga prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunë në familje”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika