Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje në fshatin Livadicë të Podujevës.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit i sekuestrohet edhe një armë zjarri  AK-47 dhe municion.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,  nga zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i  dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.Arrestimi  është realizuar në fshatin Livadicë të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje”, njofton Policia e Kosovës.

“Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar:- një armë zjarri AK-47 dhe municion.”, vijon njoftimi.

Policia njoftoi se ndaj të dyshuarit janë iniciuar veprat penale “dhunë në familje” dhe  “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.”, njofton Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika