Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” në qytetin e Lipjanit. Në raportin ditor bëhet e ditur se një grua ka raportuar se vepra e lartcekur ka ndodhur me 25 janar. “Lipjan 25.01.2025-NN. Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj është kryer […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” në qytetin e Lipjanit.
Në raportin ditor bëhet e ditur se një grua ka raportuar se vepra e lartcekur ka ndodhur me 25 janar.
“Lipjan 25.01.2025-NN. Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.















