Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i cili ishte në kërkim që nga 27 nëntori për veprën penale “dhunim”.

Siç thuhet në raportin e PK-së, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 27.11.2024, 19:15. Lidhur me rastin me datën 04.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa, në nëntor me vendim të prokurorit viktima ishte dërguar në ekzaminim mjekësor.