Policia e Kosoves ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale të dhunimit.
Arrestimi është kryer më 29 qershor, rreth orës 12:00. Sipas autoriteteve, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
“DHUNIM. Prishtinë 29.06.2026, 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, njofton raporti 24=oresh i PK-se.
