Një person të martën e 21 nëntorit është arrestuar, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur policia, i arrestuari dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar seksualisht një grua dhe se këto ngacmime kanë nisur nga korriku.

“Me 21.11.2023  është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin  se i njëjti  në vazhdimësi është duke e ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Në raport ky rast është cilësuar si “dhunim”.