Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
Rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Podujevë në fillim të këtij muaji.
Sipas Policisë, arrestimi është realizuar pas veprimeve intensive hetimore dhe sigurimit të provave relevante nga organet kompetente.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.