Një aksion i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka arrestuar një person të dyshuar në Suharekë, të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, objektet përcjellëse, në automjet dhe në banesë me qira që ishin në përdorim të tij, janë sekuestruar:

  • Dy pistoleta
  • Dy karikatorë me 9 fishekë
  • Një armë automatike me 81 fishekë
  • 1 kilogram e 57 gram marihuanë
  • Një peshore elektronike
  • Dy “grinder”-a për përpunimin e narkotikëve
  • Dy telefona mobil
  • Një automjet

I dyshuari, shtetas i Kosovës, ngarkohet me tri vepra penale, “fajde”, “armëmbajtje pa leje” dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.