Arrestohet një i dyshuar për fajde në Pejë

Një person i dyshuar për veprën penale të fajdesë është arrestuar të martën në Pejë, në një aksion të Policisë së Kosovës

Foto ilustruese

Prokuroria e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, ka realizuar një aksion hetimor që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për fajde.

Personi i dyshuar u arrestua dhe u ndalua për 48 orë, bazuar në urdhrin e prokurorit të shtetit.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se i dyshuari do të intervistohet nga hetuesit policorë.

“Pas arrestimit, i dyshuari do të intervistohet nga hetuesit policorë, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.

Prokuroria e Pejës u bën apel të gjitha viktimave të fajdeve që të raportojnë rastet e tyre pa hezitim te Prokuroria e Shtetit apo Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika