Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Jarinje në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak për “Falsifikim i dokumenteve.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari I.S., i lindur në vitin 1985, është arrestuar në Jarinjë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe shtëpia e tij në Leposaviq.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa pjesë të uniformës.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, si prova materiale lidhur me rastin “Falsifikim i dokumenteve”, është sekuestruar edhe një telefon personal i tipit Redmi 5G.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika