Arrestohet një i dyshuar për gjuajtje me armë në Mramor
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje, në një rast të ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës. “Sot rreth orës 00:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Mramor. Njësitet policore […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje, në një rast të ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës.
“Sot rreth orës 00:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Mramor. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar prova materiale që konfirmojnë gjuajtjen me armë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, hetuesit kanë identifikuar të dyshuarin F.A., 66 vjeç, i cili ka dorëzuar armët vullnetarisht. “Në koordinim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet më tej në njoftim.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.















