Arrestohet një i dyshuar për ngacmim e sulm ndaj policëve në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë të hënën pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “ngacmimit”, e më pas ka rezistuar dhe ka sulmuar policët gjatë arrestimit. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj, ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak […]
Një person është arrestuar në Prishtinë të hënën pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “ngacmimit”, e më pas ka rezistuar dhe ka sulmuar policët gjatë arrestimit.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj, ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të veprës “Ngacmim” dhe gjatë arrestimit i njëjti ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu, në raportin e policisë edhe në Gjakovë një person është arrestuar pasi i kishte kërcënuar zyrtarët policorë















