Në Obiliq, më 8 qershor, rreth orës 07:55, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ngacmim seksual”.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një viktimë femër kosovare.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.