Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Është arrestuar i dyshuari B. B., në Rahovec, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës, ajo ka kryer kontroll në tri lokacione të ndryshme, mbi dyshimin e organizimit të skemave piramidale […]
Është arrestuar i dyshuari B. B., në Rahovec, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës, ajo ka kryer kontroll në tri lokacione të ndryshme, mbi dyshimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, me ç’rast është arrestuar i dyshuari B. B.
“Rahovec, 1 shkurt 2023/ Me datën 01.02.2023, Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në njërin nga këto lokacione (në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec) është arrestuar i dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobilë dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj të tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.















