Është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pas një shpërthimi të ndodhur në fshatin Strellc i Epërm në Deçan.
Sipas Policisë së Kosovës, më 9 qershor, Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informatë për një shpërthim në oborrin e një shtëpie, ku menjëherë kanë dalë njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar viktimën.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, më 10 qershor 2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari lidhur me rastin.
I dyshuari, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.