Arrestohet një i dyshuar për spiunazh në Merdare

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.

Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Institucionet kanë riafirmuar përkushtimin për luftimin dhe ndjekjen penale të personave për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, veçanërisht në rastet që cenojnë sigurinë kombëtare.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika