Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj një polici në Kaçanik
Një polic është sulmuar fizikisht të hënën në Kaçanik. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Kaçanik 08.07.2024-08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. […]
Një polic është sulmuar fizikisht të hënën në Kaçanik.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 08.07.2024-08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.















