Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për "sulm seksual" në Gjakovë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore në Gjakovë.

Në njoftimin e Policisë thuhet rasti në konsultim me prokurorin është hapur si “Sulm seksual” dhe se ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti në fjalë dyshohet të ketë ndodhur më 27 tetor në ora 13:00.

“Më 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për t’i vazhduar hetimet e mëtejshme.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika