Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Podujevë, kishte me vete armë e narkotikë
Policia e Kosoovës e ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në Komunën e Podujevës Personit me iniciale L.K i është konfiskuar një armë zjarri, një thikë, narkotikë e një motoçikletë. Fillimisht, i dyshuari kishte paraqitur dokumente identifikuese të dikujt tjetër. “Dje nga zyrtarët policor të Podujevës , në rrugën “Zahir Pajaziti”, në […]
Policia e Kosoovës e ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në Komunën e Podujevës
Personit me iniciale L.K i është konfiskuar një armë zjarri, një thikë, narkotikë e një motoçikletë.
Fillimisht, i dyshuari kishte paraqitur dokumente identifikuese të dikujt tjetër.
“Dje nga zyrtarët policor të Podujevës , në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, është ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.
Personit të dyshuar:
-L K, mashkull, 28 vjeç, (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar:
-1 armë zjarri,
– 1thikë,
-sasi të narkotikëve,
-një motoçikletë etj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se “Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëtën rrugë), ku ka sekuestruar:
– një çantë me një shumë parash,
– një armë zjarri,
– një motoçikletë etj”.
Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës, si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.
















