Arrestohet një i dyshuar për “vrasje në tentativë” në Lipjan

Një person dyshohet të jetë therrur me thikë të shtunën e 17 shkurtit në Lipjan. Rastin, policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”. Ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person dyshohet të jetë therur me thikë të shtunën e 17 shkurtit në Lipjan.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rastin, policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Lipjan / 17.02.2024 – 23:45.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e Lipjanit për shkak se dyshohet se ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika