Arrestohet babai që dyshohet se tentoi ta vriste të birin në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroria, i njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij, njofton Dukagjini.

“I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë. Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të fundit nga rubrika