Një burrë në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën.

“Rr. Pejës, Fushë Kosovë 17.09.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.