Arrestohet një i mitur në Gjakovë, dyshohet për dhunim të një vajze të mitur

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj nga babai i vajzës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor Ferizaj se, vajza e tij e mitur kishte dalur nga shtëpia dhe se dyshon se e njëjta është me një të mitur mashkull kosovar. Njësiti i hetuesisë kanë shoqëruar në stacion policor palët për intervistim në prani të  mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit për punë sociale”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika