Arrestohet një i mitur në Gjakovë pasi vjedhi dhe aksidentoi një veturë

Pas një pune hetimore të policisë vetura e vjedhur është gjetur e aksidentuar

Mëngjesin e ditës së djeshme, në fshatin Damjan të Gjakovës, një person ka raportuar se i është vjedhur vetura, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia me të marrë informatën ka filluar procedurat hetimore dhe si rezultat i tyre ka gjetur veturën, por të aksidentuar.

“16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur  vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin, sipas raportit të Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës. Ai është intervistuar dhe e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika