Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një incident të rëndë që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër, si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Dukagjini.

Teksa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit,i dyshuari për rastin është dërguar në mbajtje,

“Rr. Skënderbeu, Lipjan 16.01.2026 – 18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.