Arrestohet një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në veri

Nemanja Vllaskoviq, njëri ndër udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më 29 maj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njëri ndër udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq, më 29 maj, sapo është arrestuar.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka thënë Sveçla.

Ministri Sveçla tutje ka thënë se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, dhe se kjo nuk ka alternativë.

Ministri i Punëve të Brendshme ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve.

“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka shtuar ai.

Për këtë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila njofton se si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar i cili me datë 29 maj 2023 në Leposaviq, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve.

“Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar (mashkull serb), i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika