Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Prishtinë për sulm seksual.

Policia ka njoftuar se viktima është e mitur dhe se të dyshuarin e ka dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër të mitur. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.