Arrestohet një person, dyshohet se bashkëjetoi me një vajzë nën moshën 16 vjeç
Është arrestuar një burrë në Fushë-Kosovë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Bashkëjetesë jashtëmartesore me një vajzë nën moshën 16 vjeç”. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Rasti vazhdon të jetë nën hetim. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës […]
Është arrestuar një burrë në Fushë-Kosovë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Bashkëjetesë jashtëmartesore me një vajzë nën moshën 16 vjeç”.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.















