Arrestohet një person, dyshohet se ka shitur prona në emër të AKP-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shitje të pronave të Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP)





Një person është arrestuar nën dyshimet se ka shitur prona të shtetit të Kosovës, të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).

Në Raportin e Policisë thuhet se këto prona gjenden jashtë Kosovës, në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

I dyshuari, sipas policisë, ka paraqitur dokumente të rrejshme duke e përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja për t’i shitur asetet.

“Më 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës, të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të njëjtit, sipas policisë, i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika