Arrestohet një person, dyshohet se kërkoi ndihmë prej 160 mijë eurove rrejshëm në rrjete sociale

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.S, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi ia ka marrë kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 euro

Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një të dyshuar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.S, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi, ia ka marrë kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 eurosh.

“Paratë i dyshuari i ka kërkuar kinse për shërim të djalit të të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston, ashtu që 30 persona kanë dërguar para për ndihmë, derisa i dyshuari i ka tërhequr një shumë rreth 4,296.50 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika