Arrestohet një person, dyshohet se pengoi policët në kryerje të detyrës
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar policët gjatë realizimit të detyrës së tyre. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari i ka penguar zyrtarët policorë derisa kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në […]
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar policët gjatë realizimit të detyrës së tyre.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari i ka penguar zyrtarët policorë derisa kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor derisa kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.















