Arrestohet një person, dyshohet se rrëmbeu me forcë një femër në Gjakovë 

"Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohu"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestua të dyshuarin, i cili me forcë kishte rrëmbyer një femër dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Si njofton policia, një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

“Sot me datën 15.09.2023 rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pa humbur kohë është filluar me mbledhjen e informatave dhe pas një procesi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull kosovar i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte privuar nga liria viktimën (femër e moshës madhore) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë””, thuhet ën njoftim.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika