Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor në veri

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar një zyrtar policor në Veri të Kosovës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar një zyrtar policor në Veri të Kosovës, të mërkurën e 20 dhjetorit.

Lajmin për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po, është arrestuar një person” ka thënë Elshani.

Një zyrtar policor, të martën e 19 dhjetorit, është sulmuar nga një person i panjohur në veri të Mitrovicës.

Derisa zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, i dyshuari ka tentuar ta godasë atë me veturë dhe gjatë tentimit i njëjti ka goditur veturën e zyrtarit.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar, yrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godasë dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika