Arrestohet një person i dyshuar, kanosi gjyqtaren në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili përmes rrjeteve sociale  ka kanosur gjyqtaren

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili përmes rrjeteve sociale ka kanosur gjyqtaren.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka kanosur gjyqtaren përmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër.

“I njëjti është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika