Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të raportuara gjatë vitit 2025 në rajonin e Lipjanit.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet se ka kryer vjedhje nga automjete, konkretisht kamionë të parkuar, nga të cilët dyshohet se ka vjedhur portofole me shuma të ndryshme parash.

Pas hetimeve dhe grumbullimit të provave, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin S.H., mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025 , ku prej automjeteve (kamionë të parkuar) , nga personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me shuma të ndyshme të parave.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritë arrestojnë personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore.
Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika