Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për djegien e veturave në veri të Kosovës.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se personi i arrestuar dyshohet për vënien e zjarrit veturave me targa RKS, pronë e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ende nuk e ka konfirmuar arrestimin  e të dyshuarit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviq, raporton Telegrafi, përcjellë Dukagjini.