Arrestohet një person i dyshuar, po transportonte 11 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili është zënë duke transportuar 11 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë

Foto: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar të martën, i cili është zënë duke transportuar 11 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Sipas Policisë, vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policorë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti i lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme rreth 11 kg”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Nga Njësiti i Trafikimit me Narkotikë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime hetimore, duke kryer kontroll në dy shtëpi të banimit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar, i cili gjendet në kërkim policor”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika