Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 05:10, një patrullë e Stacionit Policor në Kaçanik ka ndaluar një 20-vjeçar me inicialet M.R., gjatë patrullimit.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, policia ka konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Urdhëresa lidhej me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, 20-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika