Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Policët e stacionit në Shtime në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që të premten rreth orës 06:10 të mëngjesit në fshatin Godancë të Poshtëm të arrestojnë personin e kërkuar I.G, i moshës 37 vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhërsave të Gjykatës Themelore në Ferizaj […]
Policët e stacionit në Shtime në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që të premten rreth orës 06:10 të mëngjesit në fshatin Godancë të Poshtëm të arrestojnë personin e kërkuar I.G, i moshës 37 vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhërsave të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prishtinë, për veprat penale : “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditë.
Pas kompletimit të dokumentacionit thuhet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.















