Një person është arrestuar në Skënderaj nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998, ndërsa pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari, i cili ishte në kërkim policor për këtë vepër.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.