Arrestohet një person i veshur me jelek antiplumb për kanosje ndaj prokurorit
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshimet se ka refuzuar të lërë zyrën e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka përdorur fjali ofenduese. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes dhe gjatë kontrollit fizik, personi i dyshuar u zbulua se kishte në vesh […]
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshimet se ka refuzuar të lërë zyrën e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka përdorur fjali ofenduese.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes dhe gjatë kontrollit fizik, personi i dyshuar u zbulua se kishte në vesh një antiplumb, i cili është konfiskuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje në bazë të vendimit të prokurorit.
“Prokuroria Themelore Prishtinë 04.07.2024-10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor, i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.















