Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se kishte shtënë me armë në ajër
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sipas njoftimit të Policisë, Stacioni Policor në Deçan, më 21 shtator, bazuar në informacione dhe video-incizime të siguruara nga hetuesit, ka identifikuar të dyshuarin, i […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas njoftimit të Policisë, Stacioni Policor në Deçan, më 21 shtator, bazuar në informacione dhe video-incizime të siguruara nga hetuesit, ka identifikuar të dyshuarin, i cili më 17 gusht 2026, në fshatin Gllogjan të Deçanit, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Në koordinim me organet kompetente, policia ka kontaktuar me të dyshuarin, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një pushkë dhe një karikator i së njëjtës armë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.















