Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit të policisë, kjo ka ndodhur të enjten e kaluar, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën e 24 qershorit.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.