Policia e Kosovës të dielën ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raportin e PK-së, të arrestuarit gjatë kontrollit i janë gjetur 400 euro të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2×200€ para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia