Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një grua në Slloveni

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se në maj të vitit 2022 në Slloveni kishte dhunuar seksualisht një grua, ndaj së cilës kishte ushtruar edhe dhunë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se në vitin e kaluar ka dhunuar seksualisht një grua në Slloveni.

Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari ka ushtruar edhe dhunë ndaj gruas, ku rasti është cilësuar si “Dhunim/Dhunë në familje”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika